Arjola Demiri është përfolur shumë gjatë rrugëtimit të saj në Big Brother VIP, sidomos kur shprehu dëshirën për prezantimin e programit “Portokalli”.
Dje Arjola ishte e ftuar në “N’majë t’gjuhës” me Xheraldina Vulën, ku foli për të gjitha ndjesitë që kishte përjetuar në këtë format në Top Channel.
Arjola zbuloi se kjo ishte hera e tretë që në emër të fëmijëve, vendosi të merrte të tillë nismë për të mirën e përbashkët familjare. “Vendosa që të sakrifikoja fëmijët në emër të tyre për t’u ringritur dhe për të funksionuar si person”, u shpreh aktorja e humorit.
Ajo preku pak edhe fillimet e karrierës së saj, si dhe rrëfeu se të qenurit nënë me kohë të plotë ia ka bërë rrugën drejt karrerierës shumë të vështirë.
“Shiko, të jesh një nënë me kohë të plotë, pa jetë sociale, pa jetë shoqërore, e ke shumë të vështirë të fillosh karrierën, e sidomos në moshën që unë kam pasur në atë kohë, 31 vjeç.”.
Përtej kësaj, bukuroshja tregoi rreth planeve të së ardhmes sa i përket karrierës, ku edhe zbuloi se ka pritshmëri shumë të mëdha, siç është fitimi i një çmimi Oscar.
“Ermal Mamaqi më ka bërë një ftesë për te seriali i tij. Kam dhe një serial në Kosovë. Do doja që këtë vit të bëj dhe një shfaqje teatrale. Vazhdojnë qeshin me mua, por unë nuk i heq shpresat nga çmimi Oscar. Unë shpresoj akoma dhe kam përshtypje se çfarë thërras bëhet”, tha Arjola.