Shakira dhe Pique janë një nga çiftet më të lezetshme në skenën e futbollit. Futbollisti dhe këngëtarja, të cilët u njohën gjatë Kupës së Botës 2010 në Afrikën e Jugut, janë në një lidhje prej gati 12 vitesh.
Ata kanë dy fëmijë, Sasha dhe Milan. Pavarësisht kësaj, çifti ka treguar pse nuk janë martuar ende. Ajo ka dhënë një shpjegim me argument mjaft bindës.
“Ideja e martesës më tremb. Kam edhe një problem tjetër. Gerard e ka problem një defekt timin, që është mungesa e përpikmërisë. Jam paksa ndryshe”.
“Ai është i lodhur duke pritur. Për shkak se koha kolumbiane nuk është e njëjtë me kohën e Katalonjës, ora spanjolle mendja e tij është e strukturuar”.
“Kështu dhe e imja. Unë jam bërë shumë më e përpiktë që kur e takova. Kam ndryshuar për të. Edhe ai ka ndryshuar shumë prej meje, në disa aspekte”.
Shakira është plotësisht e dashuruar me mbrojtësin e Barcelonës, i cili është 10 vite më i vogël. Të gjithë gëzohen kur i shohin bashkë. Janë një dyshe perfekte.