Lidhja mes Einxhel Shkirës dhe Dj Dagz po vazhdon. Ata po qëndrojnë çdo moment bashkë.
Së fundmi Einxhel po gjendet në Prishtinë duke e shoqëruar të dashurinë në clube, shkruan Indeksonline.
Shkira ka publikuar disa momente nga nata e mbrëmshme ku shihet nën shoqërinë e Semi Jaupaj dhe motrës së partnerit të saj, Aurora Gumnishta.
Ndërsa shihen duke vallëzuar, ato nuk po hezitojnë t’i japin komplimente njëra-tjetrës.
Ka qenë motra e Dagz e cila ka shkruar krahas fotos me Einxhel: “Kjo kunata ime e mrekullueshme”.