Çaji i kamomilit është konsideruar si një bar qetësues prej shekujsh. A na ndihmon vërtet çaji i kamomilit të flemë më lehtë?
Kamomili para gjumit?
Çaji i kamomilit është një zgjedhje e shkëlqyer për ta pirë para gjumit.
Përveç shijes së tij të këndshme aromatike dhe mungesës së kafeinës, ai gjithashtu ka përdorime të shkëlqyera mjekësore dhe dihet se shkakton relaksim.
Nuk është për t’u habitur që kamomili është një nga çajrat kyç për një gjumë të këndshëm dhe të bukur.
Mbi 120 elementë kimikë janë zbuluar në kamomil, duke përfshirë antioksidantin apigenin, i cili ndihmon në lidhjen me receptorët në tru që nxisin përgjumjen dhe reduktojnë pagjumësinë.
Është mirë të pini çaj rreth një orë para se të shkoni në shtrat. Do të ishte ideale të shijonim një filxhan çaj pa praninë e teknologjisë përreth nesh që shkakton një ndjenjë më të gjatë vigjilence.
Çaji jeshil për të nisur ditën
Çaji jeshil ka veti antioksiduese dhe ndihmon në përshpejtimin e punës së zemrës. Ky efekt do t’ju ndihmojë të zgjoheni më shpejt, prandaj çaji jeshil pihet në mëngjes.
Disa njerëz e pinë atë në vend të kafesë, dhe në kultura si britanikët, çaji mban primatin e pijeve të preferuara.