Të heqësh peshën e tepërt të trupit është një sfidë që ndonjëherë bëhet mjaft e vësh tirë dhe shumica e njerëzve e humbasin durimin. Ju po e ndiqni rregullisht dietën dhe ditë për ditë peshoheni, por nuk shihni asnjë ndryshim. Në këtë kohë, ju jeni gati të hiqni dorë. Kjo është shumë e gabuar pasi nuk duhet asnjëherë të mendoni se pesha e tepërt ikën kaq shpejt, ndaj ju këshillojmë që më mirë të testoni peshën tuaj 1 herë në jave, sa sa 1 herë në 24 orë.
Secili prej nesh kërkon të dobësohet, por më parë duhet të kuptojmë se edhe dobësimi është një “mjeshtëri” më vete, pasi në shumicën e rasteve nëse e sforcojmë trupin, ai do të pësojë më shumë dëmtime se sa do të humbasë në peshë.Ndonjëherë, aq shumë dukeni të mërzitur me trupat tuaj, sa kërkoni të bëheni sa më shpejt elegantë, duke e lënë veten tuaj të uritur, por kujdes! Kjo mund t’ju sjellë probleme, pasi do të ngadalësoni metabolizmin tuaj dhe do të shkaktoni dobësi fizike.
Një nga mjekët popullorë më të mirë në Shqipëri, Ylli Merja, këshillon se ju duhet me çdo kusht të ushqeheni rregullisht që trupit mos t’i mungojë kurrë glukoza, e cila kthehet në energji për të na mbajtur “gjallë”.Ai shton se shumica e njerëzve që kanë kërkuar të dobësohen shumë shpejt, i kanë shkaktuar dë me trupit dhe në veçanti kanë krijuar gur në tëmth, pasi dobësimi shumë i shpejtë krijon shumë papastërti që mund të ndikojnë jo për mirë tek organet tuaja të brendshme.
Këshilla shtesë për dobësim: Lakrat përmbajnë vitamina, antioksidantë dhe ndihmojnë rënien në peshë. Hithrat, meshtekna, mustaqet e misrit, drunakuqi janë bimë të cilat largojnë ujin e tepërt në organizëm dhe ndihmojnë tretjen e yndyrnave nën lëkurë.Nëse do të përdorni çaj për dobësim, përdoreni kështu: Çaji për dobësim përdoret kështu: 1 paketë hidhet në 2 litra ujë që valon, lihet të ziejë 2 minuta, e të ftohet rreth 20 minuta.Kullojeni dhe ruajeni në frigorifer çajin. Konsumohet 3 herë nga 1 gotë në ditë pas ushqimit.