Jashar Maja dhe djali i tij i xhaxhait, Bilbili, u dhunuan me sende të forta disa ditë më parë nga anëtarë të fisit Rraja. Jashari ka treguar në një intervistë për Klan News detaje nga kjo ngjarje e rëndë. Ai shprehet se gjithçka nisi pas denoncimeve të tij për guroren që po shkatërron shtëpitë e zonës.
Jashar Maja në fjalën e tij bën thirrje që të dënohen autorët e dhunës ndërsa u shpreh se nëse nuk merren masa, ai është i detyruar që të bëjë vetëgjyqësi. Para gazetarit Besar Bajraktaraj, Jashari u shpreh se policia nuk i ka marrë asnjë deklaratë dhe nuk është interesuar fare duke u shprehur se “janë të dobët para atyre”.