Sezoni i verës nuk do të kishte kuptim pa një prej frutave më karakteristike të tij, shalqirin. Shumë qytetarë kanë filluar ta hanë që tani, kurse të tjerë, mosbesues rreth sigurisë ushqimore, nuk e kanë blerë akoma. Por si gjithmonë, dilema e përvitshme mbetet: Edhe pse ndoshta një pjesë e qytetarëve nuk e kanë blerë akoma për këtë sezon, a është i pjekur apo jo?
Disa mund t’i besojnë metodës klasike ”Provo dhe bli”, por me truket e mëposhtme do të mund të zgjidhni një shalqi të ëmbël pa u lodhur shumë. Një ndër gabimet që bëjnë shumë blerës është të përzgjedhin një shalqi që duket sa më i pastër dhe me lëkurë të lëmuar. Në të vërtetë sa më e zverdhur dhe me shenja të jetë sipërfaqja, aq më i ëmbël është shalqini.
Shumë pak e dinë, por edhe shalqiri ka gjini. Pikerisht siç e lexoni, ka shalqi mashkullorë të cilët janë më të gjatë dhe në formë vezake dhe shalqi femërore që janë të rrumbullakët. Kur të blini shalqi, hidhini një sy edhe bishtit të tij, ky detaj i parëndësishëm në pamje të pare në fakt tregon pjekurinë e frutave. Në qoftë se ai është shumë i gjelbër shalqiri është ende i papjekur, ndërsa kur është si i fishkur dhe i kafenjtë keni qëlluar në shenjë pasi do të hani një shalqi të ëmbël mjaltë.