Gazetari Arsen Rusta, ka folur rreth ngjarjes në Krujë e cila solli “tërmet” në Policinë e Shtetit duke “shkrirë” Komisariatin e Krujës dhe shkarkimin e Ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi.
Rusta tha se Bledi Çuçi bëri aq sa mundi, por ai nuk ka qenë personi i duhur për punën e strukturës së policisë. Ai tha se në ministrinë e Brendshme kanë qenë të paktë ministrat që kanë arritur të përfundojnë mandatin si Saimir Tahiri.
“Në mendimin tim i vetmi që ka thyer mallkimin apo ka kaluar vijën ndarëse mes marrjes më qafë dhe bërjes së një karriere politike, ka qenë Saimir Tahiri. Gjithë të tjerët e kanë lënë përgjysmë mandatin. Dikush 6 muaj, 1 vit, 2 vjet. Por mandate të plota vetëm ai ka patur, nuk e di se çfarë do ndodh me Taulant Ballën nuk e shikoj një ministër afatgjatë. Bledi Çuçi në vlerësimin tim për anën menaxheriale për anan politik-bërëse mund të ketë qenë në rregull, por nga ana e terrenit nga ana e intereseva ose e mbajtjes në punë të strukturës së policisë për afro 10 mijë trupa nuk ka qenë i duhuri”,-tha gazetari Arsen Rusta.