Luiz Ejlli po vazhdon me performancat e tij para publikut shqiptar duke ndezur atmosferën kudo ku paraqitet.
Krahas këngëve të tij kemi parë që Lui performon edhe këngë të artistëve të tjerë gjatë shfaqjeve të tij dhe kryesisht zgjedh artistë që me gjasë do ta shohim në bashkëpunim, si Noizy e Getoar Selimi, me të cilët veçse janë konfirmuar.
Por në mbrëmjen e fundit të mbajtur në Lushnje, ai befasoi duke kënduar edhe ‘’Mi dhe flakë mallit tim’’, të Luana Vjollcës dhe Bujar Qamilit.
Teksa ka filluar muzika ai i është drejtuar publikut duke thënë: Nuk kam ardhë me Luanën mos pritni se po hyn.
Video është shpërndarë nga Luana, e cila e ka quajtur fenomen Luizin duke thënë se mund të ndodh herën tjetër.
Mos do t’i shohim dyshen së bashku në ndonjë projekt? Fansat e tyre janë shprehur shumë entuziast të shohim diçka së bashku nga dy yjet.