Prej disa muajsh po përflitet për reality show-n me famë botërore “Love Island”, i cili ka thyer tabu në mbarë botën! Tani më “Love Island” vjen në Shqipëri, dhe e dini kur? Në Shtator, do jemi gati të shohim të rinjtë më hot shqiptarë në një nga vilat më luksoze në jug të Shqipërisë.
“Love Island” ka publikuar promon zyrtare ditën e sotme. Një polumbar ndërpret festën e disa të rinjve e të rejave, për ti çuar drejt vilës të dashurisë.
Nga një mesazh që mbërrin në telefonat e tyre zbulohen disa prej detajeve më pikante. Përveç se konkurrentët do të mund të gjejnë dashurinë e jetës, në lojë janë plot 50.000€. Cili do të jetë fatlumi, ose fatlumja? Për këtë na duhet të presim!
Por nuk mbaron këtu, surpriza ishte në fund: E dini kush ishte polumbari? Autorja dhe moderatorja Luana Vjollca dora vetë! Ajo hapi dyert e vilës luksoze për të gjithë ata që duan të jenë konkurrentët e parë!
E veshur me veshje polumbari dhe rrobabanje të kuqe, Luana duket mjaft bukur, e mesa duket e nisi me këmbë të mbarë “Love Island”. Pa diskutim siç edhe e ka treguar më parë, Luana Vjollca pritet të shkëlqejë edhe në këtë projekt i cili shfaqet për herë të parë në Shqipëri në ekranin e Televizionit Klan!
Epo, ne mezi po presim!