Skip to content
Menu
Friday
  • HOME
  • Style
    • Moda
    • Street style
    • Kujdesi dhe mirëmbajtja
  • Argëtim
    • Music
    • Filma
    • Të famshëm
    • Burri në sytë e gruas
  • Kariera
    • Luks
    • Makina
  • Këshilla Biznesi
    • Histori suksesi
    • Travel Guide
  • SPORT
    • Sport News
    • Fitness
  • Ushqim
    • Udhëzues gatimi
    • Pije
  • NEWS
  • Privacy Policy
Friday

Çmimet e larta për pushime – qytetarët ankohen: Nuk mund të shkojmë në bregdet

Posted on by admin

Këtë vit çmimet janë ngritur edhe në sektorin e turizmit, për çka ka bërë që qytetarët të mendojnë që mos të shkojnë në bregdet fare, raporton Ekonomia online.

Qytetarë të Prishtinës kanë shprehur pakënaqësitë e tyre mbi rritjen e çmimeve.

Mehmet Zakuti, pensionist nga Prishtina i cili tregon se veç ishte në pushime tha se “Këto pensione, këto paga janë shumë të ulëta. Nuk di çfarë t’ju them. Ishalla Zoti e bënë mirë. Isha në bregdet. Para dy ditësh kam ardhur. Çmimet më të shtrenjta se në vitin e kaluar. Çmimet shumë të shtrenjta edhe nuk po ka njerëz, se s’ka para. Pa para nuk shkohet askund”.

Ndërsa Florim Ademi, polic u shpreh se nuk kishte bërë fare plane për të shkuar diku me pushime: Për momentin nuk kemi bere plan për të shkuar me pushime, u shpreh Ademi.

Një tjetër qytetar nga Prishtina thotë se me pagë 400 euro nuk ka si të shkohet në plazh.

“Pagat 400 euro, nuk ka deti”, tha Shpend Syla për Ekonomia Online.

Shkëlzen Haliti nga agjencia turistike Barileva Travel, i cili ngritjen e çmimeve të aranzhimeve e adreson te ngritja e çmimeve të hoteleve.

“Ka një ngritje të ndjeshme të çmimeve të hoteleve, por është ngritur çmimi total i aranzhimeve. Domethënë nëse në vitin e kaluar ka kushtuar më pak X aranzhimi i caktuar tash ka një rritje pak a shumë të ndjeshme e cila ndikon direkt tek qytetarët për faktin se janë ngritur çmimet e hoteleve. Do të thotë, kjo ka ndikuar pak a shumë në formulimin e një çmimi total tek aranzhimet, por jo tek ngritja e cmimit të biletave. Jam duke folur gjithmonë, për agjencionin tonë”.

“Jemi munduar gjithmonë që t’i kursejmë udhëtarët, domethënë xhepin e tyre për shkak të çmimit të biletave. Edhe pse ka pasur ngritje të çmimeve të hoteleve, ne jemi munduar gjithmonë që çmimet e biletave të mos ngriten, pra kjo është faktike si për linjën për Shqipëri ashtu edhe për linjat e Malit të Zi, bregdetin shqiptar dhe linjat e tjera. Pra nuk ka ngritje të çmimeve të biletave por është një ngritje e theksuar e ngritjes së çmimit tek hotelet. Realisht, ndoshta është vërejtur edhe tek qytetarët për shkak se çmimet në krahasim me vitin e kaluar këtë vit kanë qenë më të larta si shkak-pasojë e çmimeve të hoteleve”.

Haliti nuk lë pa përmendur edhe dy faktorë; ngritjen e çmimeve në bregdetin shqiptar, pra ngritjen e çmimeve bazë si dhe atë që ai quajti devaluim të euros në raport me lekun shqiptar.

“Ka shumë ngritje. Në bregdetin shqiptar ka ngritje të çmimeve edhe në produktet bazë. Personalisht i kam vizituar dhe ka ngritje të theksuar tek çmimet e produkteve, që janë produktet ushqimore, është një rritje drastike, ndoshta pak edhe si pasojë e devaluimit të euros, leku me euro është duke u barazuar një me një. Jam duke folur për Shqipërinë”, u shpreh Haliti.

HOME NEWS

Recent Posts

  • Për Taynan tani vjen vera, sjellë poza provokuese nga Ibiza
  • Britanikja tregon se sa para shpenzon burri i saj ‘sheik’ për të në një ditë
  • Nga të veçantat e grave kosovare tek sekretet e bukurisë – Dua Lipa flet për revistën e njohur
  • U tha se janë përplasur gjatë xhirimeve, regjisori i ‘Në Kuadër të Dashurisë’ flet për raportin Olta-Luiz
  • Të dashuruarit e fundjavës: Tri shenjat e horoskopit do të kenë shumë fat në dashuri këtë fundjavë
September 2023
M T W T F S S
 123
45678910
11121314151617
18192021222324
252627282930  
« Aug    

©2023 Friday | Powered by WordPress & Superb Themes
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT