Lojtari i Mallorcas nuk e priti mirë Vedat Muriqin, në zhveshtore kapet duke ia prishur paketimet e këpucëve
Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi sot ka filluar stërvitjet me ekipin e Mallorcas para ndeshjeve para-sezonale.
Një video u publikua në rrjetet sociale, ku shihet lojtari Dani Rodriguez duke ia prishur paketimet e këpucëve futbollistit kosovar, shkruan LIG Sport
Sigurisht që kjo ishte në formë shakaje, por që në rrjetet sociale bëri bujë të madhe.
“Mirësvjen Vedat Muriqi” shkruhet në përshkrimin e kësaj videoje të publikuar nga bashkëlojtari tjetër, Antonio Sanchez.
????????☠️ Bienvenido, @MuriqiVedat. pic.twitter.com/QTmlW2XtwQ
— Antonio Sánchez (@antonio8snchzz) July 11, 2023