Tre muaj pas bllokimit të procedurës së parë, Hekurudha shqiptare ka hapur sërish tenderin për studimin e fizibilitetit dhe projektit për linjën Durrës-Prishtinë. Një premtim i dy qeverive që po ecën me hapa të ngadaltë deri në bërjen realitet.
200 milionë lekë (2 miliardë të vjetra) është shuma që është vendosur në dispozicion për studimin. Afati i fundit për dorëzimin e ofertave për shërbimin e konsulencës është data 28 Gusht. “Fondi limit: 200,224,996 Lekë (dyqind milionë e dyqind e njëzet e katër mijë e nëntë qind e nëntëdhjetë e gjashtë ) lekë pa TVSH.
Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë kjo vlerë konvertohet në ose 1,981,052.7 (një milion e nëntëqind e tetëdhjetë e njemijë e pesedhjete e dy.shtate) Euro pa TVSH” thuhet në relacionin shpjegues të tenderit. Kohëzgjatja e kontratës ose afati për zbatimin e saj është 14 Muaj. Linja hekurudhore Durrës-Prishtinë vlerësohet me një kosto të përafërt 700 milionë euro.