Skip to content
Menu
Friday
  • HOME
  • Style
    • Moda
    • Street style
    • Kujdesi dhe mirëmbajtja
  • Argëtim
    • Music
    • Filma
    • Të famshëm
    • Burri në sytë e gruas
  • Kariera
    • Luks
    • Makina
  • Këshilla Biznesi
    • Histori suksesi
    • Travel Guide
  • SPORT
    • Sport News
    • Fitness
  • Ushqim
    • Udhëzues gatimi
    • Pije
  • NEWS
  • Privacy Policy
Friday

Plantacion i vetëm i shegëve “izraelite” në Myzeqe jep prodhimin e parë (Video)

Posted on by admin

Në Divjakë shega ka nisur të kultivohet masivisht, por së fundmi një nga fermerët e zonës ka arritur të sfidojë importin duke sjellë një varietet të veçantë shege i cili piqet në fund të Gushtit dhe vazhdon deri në Shtator. Zakonisht shega njihet si fruti i vjeshtës, por këtu në Divjakë tani është kthyer edhe në frutin e verës.

Pas 27 vitesh në emigracion, Llambi Sota vendosi që të kthehej në vendlindje, në fshatin Mucjas të Divjakës, dhe ndërtoi këtë plantacion shegës. Pas 4 vitesh punë mori prodhimin e parë të këtij variteti të vecantë. Bimët kanë ardhur nga përtej Adriatikut, nga Italia. Piqet më herët duke dalë edhe më shpejt në treg.

“Kjo shegë është marrë në Itali. Është një varietet nga Izraeli dhe vjen në fund të Gushtit dhe fillim të Shtatorit. Kemi marrë edhe një varietet tjetër që vjen 10 ditë më para, vjen nga data 20 Gusht.”

Këtij varietit të shegës i janë dashur 4 vjet për të dalë në prodhim. Llambi është i kënaqur me cilësinë ndërsa edhe çmimi është i leverdisshëm. Ai na tregon se një kg të këtij fruti e ka shitur deri me 280 lekë.

“Kërkesa shega ka. Deri tani me tregun jemi mirë. Nuk e di se si do vejë më vonë, por shpresoj që të jetë kështu.

“Me sa e ke nisur tregëtinë?”

“Me 280, sot shega është me 200, 220.”

Ai punon në këtë plantacion bashkë me bashkëshorten. Gjatë gjithë vitit i bëjnë shërbimet pemës dhe tani është periudha e vjeljes. Prodhimi shkon kryesisht në tregun vendas.

“Për tregun vendas deri tani merr Tirana, Durrësi, Korça edhe Lushnja.”

Për t’i ndihmuar ka ardhur nga Italia edhe djali i tyre.

“Si ky prodhimi i shegëve a ke parë të ngjashëm në Itali?”

“S’kam parë të them të drejtën. Hera e parë që kam parë në Shqipëri se s’kam punuar në këtë ambjent dhe them që jemi shumë para me të tjerët. Shpresoj të jemi sa më mirë edhe ne prodhim edhe në çdo gjë.”

Prodhimi i këtij varieti vazhdon deri në Dhjetor. Për shkak të klimës në Divjakë kultivohen pemë që nuk mbillen në zona të tjera të vendit. Edhe ky plantacion me shegë nga Izraeli është i vetmi në Shqipëri.

HOME NEWS

Recent Posts

  • Për Taynan tani vjen vera, sjellë poza provokuese nga Ibiza
  • Britanikja tregon se sa para shpenzon burri i saj ‘sheik’ për të në një ditë
  • Nga të veçantat e grave kosovare tek sekretet e bukurisë – Dua Lipa flet për revistën e njohur
  • U tha se janë përplasur gjatë xhirimeve, regjisori i ‘Në Kuadër të Dashurisë’ flet për raportin Olta-Luiz
  • Të dashuruarit e fundjavës: Tri shenjat e horoskopit do të kenë shumë fat në dashuri këtë fundjavë
September 2023
M T W T F S S
 123
45678910
11121314151617
18192021222324
252627282930  
« Aug    

©2023 Friday | Powered by WordPress & Superb Themes
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT